Nis aktivitetin Akademia e Agrikulturës në kuadër të “Global UBT Fest 2020”
08/07/2020Fakultetit i Agrikulturës në UBT, zyrtarisht ka filluar Akademinë Verore, që sivjet ka mbledhur dhjetëra pjesëmarrës nga Kosova dhe rajoni.
Akademia është hapur me ligjëratën e Giuseppe Bonifazi, i cili është profesor në Universitetin e Romës. Ai ka trajtuar temën: “HyperSpectral Imaging (HSI): an innovative Tool in Precison Agriculture for Energy Savings”.
Tutje, akademia e Agrikulturës është pasuruar me ligjëratën e MSc.Laura Krypa-Gjakova, e cila gjerësisht ka folur për temën: “Agriculture and Environment”.
Aktiviteti i kësaj akdemie vazhdoi me ligjëratën e zyrtarit të Institutit të Agrikulturës në Kosovë, Betim Bresilla, i cili trajtoi temën: “Land quality management – challenges in modern agriculture”, teksa profesori Kujtim Lepaja, trajtoi temën: “Perspective of cultivation of some rare fruit species in Kosovo”.
Ndërkaq, profesori Ismet Babaj, shtjelloi temën: “Cultivation of vegetables in greenhouses in Kosovo and the perspective of this sector”.
Mexhun Shehaj, profesor në UBT, gjerësisht foli për temën: “Integrated pest management (IPM) an alternative or a standard for safe of the production and protected environment”, teksa Besnik Muqaku foli për temën: “Mass spectrometry in food analysis”.
Profesori në UBT, Naim Krasniqi, për pjesëmarrësit e kësaj akademie ligjëroi temën: “Key food safety and quality standards”.
Akademia do të vazhdojë punimet me ligjërata dhe aktivitete të larmishme, ku po marrin pjesë qindra studentë e të rinjë nga Kosova dhe rajoni.