Nis aktivitetet Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit
11/07/2023Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me pjesëmarrje të shumë mysafirëve nga vendi dhe rajoni, ka nisur aktivitetet Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.
Hapjen e kësaj akademie e bëri Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti, në prani të zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve së Maqedonisë së Veriut, Bekim Rexhepi dhe zëvendësministrit të Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Hysen Durmishi.
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve nga Maqedonia e Veriut, Bekim Rexhepi, zhvilloi një prezantim për lidhjen infrastrukturore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, teksa zëvendësministri i Infrastrukturës nga radhët e Qeverisë së Kosovë, Hysen Durmishi, shtjelloi më shumë për projektet infrastrukturore në Kosovë, si dhe për lidhjen regjionale përmes projekteve të tjera.
Tema të tjera të cilat u diskutuan në kuadër të ditës së parë në këtë akademi ishin:
- Managment and Research in Civil Engineerging – Prof. Ylber Limani;
- Temperature in Concrete and Recycled Concrete – Prof. Feti Selmani/Prof. Driton Kryeziu;
- GPS GNSS technology – how does it work? – Edon Maliqi;
- Selection and impact of measures to improve road safety – Prof. Visar Baxhaku;
- Practical Case studies Students Presentations under Supervision of Prof. Muhamet Ahmeti/Ass. Gent Hasimja.