Nis aktivitetet Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Energjisë

13/07/2022

Ka nisur me aktivitete të ndryshme Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”, e cila do të ketë për qëllim trajtimin e temave të ndryshme rreth kogjenerimit dhe energjisë së ripërtëritshme.

 

Hapjen e këtij edicioni të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, e bëri koordinatorja e fakultetit, profesoresha Besa Veseli, e cila i njoftoi pjesëmarrësit rreth objektivave të përgjithshme të zhvillimit të njohurive ne tërë procesin e programit të akademisë.

 

Ndër të tjera, dita e parë e këtij edicioni u karakterizua me pjesëmarrjen e drejtorit të Termokosit, Arsim Fetahut, i cili diskutoi rreth temave aktuale që ndërlidhen me menaxhimin dhe burimin e energjisë së ripërtëritshme, kogjenerimin dhe benefitet e tij, për ngrohjen e qytetit të Prishtinës, Lidhja Termokos – Termocentrali Kosova B, Ndërtimi i dy stacioneve: SNN(HES) 2*70MWter dhe SPN(HRS) 3*50MWter, Tubacioni i transmetimit 11.5 km (DN600/800),

 

Ndërkaq, profesori Vehebi Sofiu, diskutoi për rëndësinë e veçantë në këtë proces që ka avantazhi i kogjenerimit, përveç efikasitetin e saj të lartë të energjisë, është se si nxehtësia e gjeneruar ashtu edhe energjia elektrike mund të përdoren në një proces të vetëm.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhmentit, do të vazhdojë me aktivitete, ku do të ligjërojnë profesorë ndërkombëtarë me tema të ndryshme, duke ndarë eksperiencat dhe profesionalizmin e tyre, po ashtu do të zhvillohen edhe vizita studimore në sektorin e Industrisë.