Ngritja e partneriteteve të reja në nivel ndërkombëtar – temë diskutimi në takimin e rektorit Hajrizi me përfaqësues të Odës Ekonomike të Vjenës (WKO – Wien)
28/02/2023Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar për vizitë në Odën Ekonomike të Vjenës (WKO – Wirtschaftskammer Wien), ku është takuar me përfaqësues të lartë të këtij institucioni me të cilët ka diskutuar për bashkëpunime të reja në fushën e teknologjisë, inovacionit, edukimit, hulumtimeve dhe projekteve evropiane.
Në këtë vizitë, rektori Hajrizi ka ndarë përvojat e tij dhe të arriturat e UBT-së, duke prezantuar ekosistemin, i cili ndërthurë në vete standardet më të modernizuara në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe shëndetësisë.
Rektori Hajrizi i shoqëruar nga Prof. Dr. Norbert Bachl, ka takuar zëvendëskryetarin e Odës Ekonomike të Vjenës, Dr. Alexander Biach dhe përfaqësuesen nga Politika Ekonomike në këtë institucion, DI Regina Plas, të cilët njëherit ia prezantuan të gjitha kapacitetet e institucionit për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me UBT-në.
Ndër të tjera, rektori Hajrizi ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të reja me kompani dhe biznese të ndryshme në Vjenë, të cilat do të mundësonin krijimin e hapësirave të reja për studentët dhe të rinjtë nga Kosova dhe Austria, teksa përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Vjenës u ftuan të vizitojnë Parkun Shkencor Inovativ të UBT-ë.
Vizita e rektorit Hajrizi në Odën Ekonomike të Vjenës (WKO – Wirtschaftskammer Wien) ishte e rëndësishme për ngritjen e partneriteteve të reja në nivel ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë dhe shëndetësisë, për të zhvilluar projekte të përbashkëta në këto drejtime dhe për të arritur një progres të qëndrueshëm.