Nga UBT në Suedi – Erza Kaja dhe rrugëtimi i saj drejt dijes globale

07/02/2025

Erza Kaja, studente e Gjuhës Angleze në UBT, ka përjetuar një eksperiencë të paharrueshme si exchange student në Linnaeus University në Suedi, e cila jo vetëm që e ka pasuruar akademikisht, por edhe i ka zgjeruar horizontet personale dhe kulturore.

Përmes kësaj eksperience, Erza pati mundësinë të takonte studentë nga e gjithë bota, duke mësuar rreth kulturave, traditave, muzikës dhe kuzhinës së vendeve të ndryshme. Ajo gjithashtu u bë pjesë e një organizate studentore që organizonte aktivitete të ndryshme sociale, si board game nights, climbing, kuize dhe movie nights, duke krijuar kështu miqësi të reja dhe kujtime të paharrueshme.

Përveç angazhimit akademik, Erza shfrytëzoi mundësinë për të eksploruar disa nga qytetet më të bukura të Evropës, si Oslo, Hamburg, Helsinki, Copenhagen dhe rajonin magjik të Laplandit. Këto udhëtime e ndihmuan atë të zhvillojë një perspektivë ndërkombëtare dhe të njohë vende dhe kultura të reja nga afër.

Përveç dijes akademike dhe përvojës kulturore, Erza thotë se kjo përvojë e ndihmoi të njohë më shumë veten dhe të ndërtojë aftësi të rëndësishme personale. Ajo shpreh mirënjohje të veçantë për UBT-në, e cila i mundësoi këtë eksperiencë përmes bursës dhe mbështetjes së vazhdueshme.

Eksperienca të tilla janë dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të përgatitur studentët e saj për një treg global, duke u mundësuar atyre të eksplorojnë botën, të mësojnë nga eksperiencat ndërkombëtare dhe të rriten profesionalisht e personalisht!