Nga studimet në UBT, tash arkitekt në Zvicër
03/12/2018Të rinjtë kosovarë kanë qasje të limituar për arritje akademike e profesionale për shkak të problemeve aktuale politike, mirëpo studentët e ish-studentët tanë po e kalojnë secilën barrierë me të cilën po përballen, duke u bërë të kërkuar edhe në tregun ndërkombëtar të punës.
Shembull i një të riu të tillë është Hekuran Kastrati, ish-student i UBT-së në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, i cili pas përfundimit të studimeve ka shkuar në Zvicër për hulumtim të tregut të punës, ku edhe edhe ka arritur të punësohet si arkitekt në byronë e arkitekturës, “Zwicky Partner AG”.
Ndjenjën e të qënit arkitekt, Hekurani e ka ushqyer qysh prej moshës së adoleshencës, por thotë se integrimi në sistemin zvicran të punës ishte i lehtë falë angazhimit gjatë studimeve dhe kuadrove profesionale që ligjërojnë në UBT.
“Të mendosh si një arkitekt dhe të jesh një arkitekt, janë dy gjëra të ndryshme, mirëpo të jem një arkitekt me një aftësi të të menduarit si arkitekt, ma mundësoi UBT, e falë kësaj sot jam në gjendje të realizoj projekte të ndryshme nga A deri në ZH”, vlerësoi ai.
Hekurani tregoi se në byronë zvicrane punon tash e një vit e gjysmë, porse ka pasur sukses të madh edhe në kohën kur ka punuar si arkitekt në Kosovë, me ç’rast edhe ka projektuar mbi 50 shtëpi individuale, 13 objekte afariste dhe një objekt banimi kolektiv në Fushë Kosovë.