Nesër, në UBT mbahet konferenca : “Ukraina 2017- 3 vite pas Euromaidan . Zhvillimi i reformave të mëdha gjatë tri viteve të egra të pushtimit të Krimesë dhe të Donbas”
24/04/2017Në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, të martën, më 25 prill, do të mbahet konferenca e përbashkët publike, organizuar nga UBT dhe Komuniteti austriak për Ukrainën evropiane.
Konferenca do të trajtojë temën më titull: “Ukraina 2017- 3 vite pas Euromaidan. Zhvillimi i reformave të mëdha gjatë tri viteve të egra të pushtimit të Krimesë dhe të Donbas”, teksa shënon fillimin e Ditës së parë austriake-kosovare dhe evropiano-ukrainase “YES to Ukraine”.
Hapjen e këtij aktiviteti do ta bëjë rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, teksa të ftuar do të jenë koordinatori i Komitetit austriak për Ukrainën evropiane, Gunther Fehlinger, ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ministri i Ministrisë së Edukimit i Republikës së Maqedonisë, Pishtar Lutfiu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetarja e Odës Ekonomike, me bazë të Ukrainës, Elvira Sevostianenko, kryetar i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, drejtori ekzekutiv I kompanisë Mabetex, Valon Lluka, drejtori ekzekutiv i CEOKO-it, Bekim Xhafa, udhëheqësi I IG Alpbach Kosovo, Shkumbin Asllani, si dhe ekspertë, profesorë dhe studentë të UBT-së.
Gjatë kësaj konference do të trajtohet dhe do të rikujtohet e kaluara e përbashkët e vendeve të Evropës, me qëllim të përgatitjes për një të ardhme të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ku specifikisht do të trajtohet ndikimi dhe mbështetja e Austrisë për promovimin e stabilitetit në Ballkan, si dhe zhvillimi i bashkëpunimit mes Ukrainës dhe vende të Ballkanit për pranim në BE, si dhe për të bashkëpunuar në tregti, investime dhe qasje në BE, përgjatë viteve që po vijnë.