Nesër, në UBT ligjërojnë përfaqësuesit kompanisë botërore “Technetic”
12/03/2018Nesër, më 13 mars 2018, duke filluar nga ora 13:00, për studentët dhe stafin e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në UBT, do të mbajnë ligjëratë tematike Drejtori i Përgjithshëm i Kompanisë “Technetic”, Paul Broadhurst dhe Giraud-Sauveur në të cilën do të diskutohen trendët e fundit teknologjike.
Në këtë ligjëratë ata do të ata trajtojnë tema për industrinë e telekomunikacionit, çështje për të cilën është ngritur diskutim edhe në nivel global.
Aktiviteti do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.