Nesër, Besa Zogaj-Gashi dhe Ilir Deda do të ligjërojnë në UBT

06/06/2017

Të mërkurën, më datë 7 qershor 2017, në kuadër të debateve të organizuara për fakultetet e Shkencave shoqërore, në UBT do të ligjërojnë Besa Zogaj-Gashi dhe Ilir Deda.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, Besa Zogaj e Ilir Deda, për studentët dhe stafin e UBT-së do të flasin për ngjarjet, të cilat aktualisht po e karakterizojnë Kosovën.

 

Ligjërata do të mbahet në objektin e UBT-së, në lagjen “Kalabria”, me fillim në ora 12:30.