UBT dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi mbajnë debatin: “Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve”

12/12/2019

Të martën, më 17 dhjetor 2019, do të mbahet debati më temë: “Sinjalizimi dhe mbrojtja e sinjalizuesve”, organizuar nga UBT dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.

 

Debati do të fillojë në orën 14:00, ku do të marrin pjesë studentë të Fakultetit të Medias dhe Komunikimit, të Fakultetit Juridik, dhe të Fakultetit Shkencat Politike.

 

Në këtë debat, udhëheqësi i IKD-së, Betim Musliu, do të flasë për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë, ndërkaq do të prezantohet dokumentari i kësaj lëmie i realizuar në SHBA.