Sot, në UBT mbahet simpoziumi i parë në Kosovë, “Smart City”

04/04/2019

Sot, Qendra e UBT-së, “Urban Lab”, do të organizojë simpoziumin dhe punëtorinë “Smart City”, si aktiviteti i parë i këtij lloji i organizuar ndonjëherë në Kosovë.

 

Ky simpozium do të sjellë në Kosovë ekspertë vendorë dhe austriakë, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre me pjesëmarrësit.

Në punëtorinë e parë, rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi do të trajtojë temën “Smart System Design and Managment Education”, punëtoria e dytë do të mbahet nga ligjëruesi në Unviersitetin e Vjenës, Thomas Dillinger, tema e të cilit do të jetë “Smart Planning”, punëtoria e tretë do të udhëhiqet nga Skender Kosumi, i cili do të trajtojë temën “Smart Living”, si dhe punëtoria e katërt më temë: “Smart Energy Planning”, do të trajtohet nga Hartmunt Dumke, hulumtues në IEEE International Forum.

 

Pas prezantimit dhe punëtorive përkatëse, do të organizohet edhe një tryezë e përbashkët diskutimi me të pranishmit.

 

Duke qenë se organizohet për herë të parë, marrja e përvojave nga ekspertë të fushave do të jetë një mundësi unike dhe tejet e nevojshme për aftësim profesional.

 

Simpoziumi “Smart City” do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, me fillim nga ora 12:00.