
Nebahate Maçastena e mbrojti temën Master në MBE
27/07/2015Kandidatja Nebahate Maçastena e ka fituar titullin master në MBE, duke e mbrojtur temën “Ndikimi i reputacionit të OJQ-ve në vendimmarrjen e donatorëve”.
Mentor i temës ishte prof.dr.Edmond Hajrizi, ndërsa në komision ishin dr.Ylber Limani e dr.Nehat Ramadani.
Hulumtimi i bërë në këtë temë trajton arsyen e ekzistimit të OJQ-ve, ndikimin e tyre në ekonomi, relacionin e tyre me bizneset, rrjetin e OJQ-ve si dhe aspektet e tjera menaxheriale, siç është marketingu dhe roli i tij në aktualizimin dhe vendosjen e raporteve të duhura në mes të OJQ-ve dhe donatorëve.
Si rezultat i punimit del që realizuesit e aktiviteteve të marketingut dhe ato aktivitet duhet përmirësuar në mënyrë që ato të e paraqesin vlerat e OJQ-ve.