Në Vojvodinë, studentët e UBT-së dhe të Ballkanit organizojnë simulime për sigurinë e shtetit

01/10/2019

Studentët e Fakultetit Shkencat Politike në UBT, Don Salihu, Ariana Lushi, Bleona Ramaj dhe Aurel Haxhiu, kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Asociacioni Euroatlantik i Kosovës dhe Këshilli Euroatlantik i Serbisë.

Aktivitetet janë zhvilluar në Vojvodinë, ndërkohë janë organizuar si rezultat i bashkëpunimit që ka Fakulteti i Shkencave Politike me këto dy institucione.

Gjatë këtyre aktiviteteve, studentët e UBT-së ishin pjesë e diskutimeve me tematika që kanë të bëjnë me prezencën e KFORI-it në Kosovë, diskutuan dhe dhanë rekomandime për sigurinë e shtetit të Kosovës.

Ndërkohë, pjesëmarrësit që ishin nga shumë vende të Ballkanit, kanë zhvilluar edhe simulime për bisedimet Kosovë-Serbi.