Në vazhdën e aktiviteteve në Venedik, përfaqësuesit nga UBT vizituan Muzeun e Venedikut “Museo Correr”

16/03/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Drejtoreshën Fisnete Hajrizi dhe Prorektorin dhe Dekanin e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Binak Beqaj, qëndruan në Venedik të Italisë, për të realizuar një sërë vizitash të rëndësishme.

Në vazhdën e aktiviteteve në Venedik, përfaqësuesit nga UBT vizituan Muzeun e Venedikut “Museo Correr”, nën organizimin e Prof. Lucia Nadin, ku u mirëpritën nga stafi i Muzeut të cilët i njoftuan për punën dhe grumbullimin e dokumenteve të rëndësishme për shqiptarët, për personalitetin dhe veprimtarinë e Karl Gega-s dhe shumë dokumente të tjera të rëndësishme të realizuara me një punë të gjatë të profesoreshës Nadin, e që priten të prezantohen edhe me një kontribut të shtuar të UBT-së, të përfaqësuesve të shqiptarëve të diasporës, dhe arbëreshëve të Italisë.