Në UBT u shënua Dita Botërore e Shëndetit Oral

20/03/2024

Sikurse në mbarë botën, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Oral, në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Klinikës Specialistike Stomatologjike të UBT-së.

Me qëllim të vetëdijesimit lidhur me rëndësinë dhe rolin e shëndetit oral, profesorët kanë organizuar një ligjëratë me temë: “Rëndësia dhe sfidat e shëndetit publik oral si komponentë e rëndësishme e shëndetit publik dhe mirëqenies së përgjithshme të popullatës”, mbajtur nga Prof. Dr. Naser Rugova.

Në këtë organizim u zhvillua një debat cilësor dhe konstruktiv lidhur me rolin dhe impaktin e Shëndetit Publik Oral në shëndetin dhe mirëqenien e gjithëmbarshme të popullatës.

Dita Botërore e Shëndetit të Oral e vendosur nga Federata Dentare Botërore (FDI), organizohet çdo vit më datë 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e qytetarëve.