Në UBT u organizua një debat diskutimi për sigurinë në komunikacionin rrugor

24/05/2024

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë) në UBT organizoi një debat të rëndësishëm diskutimi rreth sigurisë në komunikacionin rrugor, duke mbledhur ekspertë vendorë, profesorë dhe studentë për të trajtuar këtë çështje jetike.

Debati u hap nga Dekani i Fakultetit Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari dhe Infrastrukturë) në UBT, Visar Krelani, i cili falënderoi të pranishmit për prezencën dhe theksoi nevojën e zhvillimit të diskutimeve të tilla në nivele akademike.

Në panelin e diskutimit morën pjesë profesori i UBT-së, Nol Dedaj, Toger nga Policia e Kosovës, Nazim Zogaj dhe ligjëruesi Visar Baxhuku, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi tematika të ndryshme që lidhen me sigurinë rrugore.

Debati përfshiu tema të tilla si teknologjitë e reja për përmirësimin e sigurisë rrugore, sfidat aktuale në menaxhimin e infrastrukturës rrugore dhe masat që mund të merren për të reduktuar aksidentet rrugore në Kosovë.

Ngjarja tërhoqi një audiencë të gjerë, përfshirë studentë, profesorë dhe profesionistë të fushës, të cilët patën mundësinë të diskutojnë dhe të ndajnë ide për zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në sigurinë e trafikut rrugor. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm dhe ndërgjegjësimit publik për të përmirësuar standardet e sigurisë në rrugët tona.

UBT vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme për diskutimin dhe zgjidhjen e çështjeve kyçe që prekin komunitetin dhe shoqërinë në tërësi, duke përfshirë edhe sigurinë në komunikacionin rrugor. Ky debat shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të sigurisë në rrugët e Kosovës dhe promovimit të një kulture të re përgjegjësie në komunikacion.