Në UBT u bë hapja e Laboratorit të Forenzikës

25/05/2024

Në kuadër të Kongresit të Tretë Kosovë – Turqi, në UBT u bë hapja e Laboratorit të Forenzikës, që shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të kapaciteteve të kërkimit shkencor në Kosovë.

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ishte i pranishëm për të shënuar këtë moment historik, krah personaliteteve të shquara si Prof. Dr. Irfan Karadede nga Universiteti Izmir Katip Çelebi, Prof. Dr. Sevinç Polat nga Universiteti Yozgat Bozok, si dhe Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Rektor i Akademisë së Sigurisë së Shqipërisë.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe personalite eminente nga fusha e drejtësisë dhe politikës, si Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarishku, dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Në këtë moment të rëndësishëm, Udhëheqësi i Bordit Shkencor të Institutit të Forenzikës në UBT, Arsim Gërxhaliu, u shpreh mbi rëndësinë e këtij laboratori për përparimin e fushës së forenzikës në vend.