Në UBT trajtohet çështja e trajtimit të viktimave sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës

04/02/2019

Për studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Juridikut, në kuadër të lëndës “Viktimologjia”, u mbajt ligjëratë tematike për temën: “Trajtimi i viktimave sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës”.

 

Menaxheri për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave nga Zyra e kryeprokurorit të shtetit, Basri Kastrati, në këtë ligjëratë ka ndarë me studentët përvojën e tij shumëvjeçare në këtë çështje.

 

Përgjatë saj u trajtuan çështje të shumta, përfshirë, trajtimin e viktimave sipas legjislacionit të Kosovës, bazat ligjore/infrastruktura ligjore, llojet e mbrojtjes dhe ndihmës që zyra për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave i trajton, mandatin e zyrës dhe shtrirjen regjionale, specifikat e ndryshme bazuar në legjislacionin në fuqi për viktimat/të dëmtuarit në Kosovës, si dhe raste nga më të ndryshmet nga praktika dhe statistika të rasteve të ndodhura dhe dhënies së ndihmës nga ZMNV.

Në fund të ligjëratës, dhjetëra studentë drejtuan pyetje dhe dhanë komente për temën e trajtuar nga Basri Kastrati.