Në UBT shënohet Dita Botërore e Turbekulozit
24/03/2023Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, Shkollat e Mesme të UBT-së organizuan një ligjëratë tematike me Dr. Adnora Nurboja, në shënim të Ditës Botërore të Turbekulozit.
Motoja e këtij viti e Ditës Botërore të Turbekulozit është “PO, Ne mundemi t’i japim fund Tuberkulozit!”, duke ritheksuar nevojën për trajtimin dhe parandalimin e turbekulozit, si një sëmundje ngjitëse, që shkaktohet nga bacili Mycobacterium tuberculosis.
Dr. Adnora Nurboja prezantoi para nxënësve të Shkollave të Mesme rreth mënyrës se si përhapet turbekulozi, personat që mund të preken me këtë sëmundje, rreth shenjave, statistikave dhe rreth parandalimit të përhapjes së turbekulozit.