Në UBT qëndroi për vizitë personaliteti i njohur në fushën e biznesit Lazim Destani

29/11/2023

Biznesmeni i njohur Lazim Destani qëndroi për vizitë në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, me ç’rast u takua me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Përgjatë takimit Lazim Destani ndau mendimet e tij për sfidat dhe mundësitë industri dhe rreth ndërlidhjes me nevojat e tregut të punës për kuadro të reja sidomos me theks të veçantë në teknologji dhe profesionet e reja.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet e arsimit për të përmirësuar cilësinë dhe ndikimin e arsimit në shoqëri.

Destani shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar kontributin e tij siç edhe ka bërë deri më tani në ndërtimin e një ambienti më të mirë për të rinjtë shqiptarë.

Në anën tjetër, Rektori Hajrizi falënderoi Lazim Destanin për kontributin e madh të tij për çështjen kombëtare, për përkrahjen e universiteteve dhe diasporës në përgjithësi.

Përkushtimi dhe mbështetja e vazhdueshme në promovimin e arsimit dhe hulumtimit shkencor në Kosovë, si dhe inkurajimi dhe motivimi i rinisë së vendeve të Ballkanit, duke u ofruar mundësi punësimi e duke i mbështetur iniciativat e tyre.

Gjatë takimit, Lazim Destani pati mundësinë të shoh nga afër ekosistemin inovativ dhe Qytetin e Mençur të UBT-së në Lipjan, me laboratorët e infrastrukturën moderne. Të dy palët shprehën gatishmëri për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.

Lazim Destani është sipërmarrës, investitor, filantrop, si dhe mbështetës entuziast i popullit shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi. Ai është gjithashtu një personalitet i njohur për mbështetjen e iniciativave që synojnë avancimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor si pjesë integrale e idesë evropiane.