
Në UBT mbahet një aktivitet me Shoqatën Gjermane “INBlick Kinder-und Jugendhilfe”
03/03/2023Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, është mbajtur një aktivitet me Shoqatën Gjermane “INBlick Kinder-und Jugendhilfe”, përmes së cilit u është mundësuar studentëve të njihen me angazhimin dhe strategjinë e kësaj shoqate.
Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin dhe krijimin e mundësisë për studentët e Fakultetit Psikologji në UBT për t’u bërë pjesë e projektit “Pedagogji Individuale”.
Kjo do t’i ndihmonte studentët e Fakultetit Psikologji në UBT për të përforcuar dhe përfituar njohuri të tjera rreth fushës së studimit, duke u përgatitur për tregun e punës.