Në UBT mbahet ligjëratë për pronësinë intelektuale
12/04/2019Në kuadër të Muajit të Pronësisë Intelektuale, në UBT është mbajtur sot ligjëratë për të drejtat e autorit dhe pronësinë industriale, me ç’rast studentët e UBT-së janë informuar për rëndësinë e zbatimit e këtyre të drejtave.
Me këtë rast, drejtori i Zyrës për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të Përafërta, Valon Kashtanjeva ka thënë se Kosova po punon vazhdimisht në mënyrë që autorët dhe krijuesit të gëzojnë mbrojtje për veprat e tyre.
Sipas tij, kreativiteti dhe inovacioni janë baza e krijimtarisë kulturore dhe ekonomike e një shoqërie, në këtë rast të Kosovës.
Ndërkaq, udhëheqësja e Divizionit për Pronësi Intelektuale në Doganën e Kosovës, Sadije Topojani ka shpalosur punën e institucionit ku ajo vepron për të drejtat pronësore intelektuale, luftimin e piraterisë falsifikimin e shkeljeve të të drejtave të autorit etj.
UBT aktualisht është i vetmi institucion në rajon që ka të themeluar Qendrën e Transformimit të Teknologjisë, që udhëhiqet nga Drenica Llauka, ku ndihmon studentët që idetë e tyre inovative të përkthehen në produkte inovatore të mbrojtura ligjërisht. Më pas këto produkte janë të gatshme për tregun vendor dhe jo vetëm.
Tutje, përfaqësuesit e kësaj qendre kanë bërë thirrje krijuesve që janë të interesuar për realizimin e ideve të tyre të kontaktojnë në emailin: ttc@ubt-uni.net, ose të paraqiten në zyrën e Qendrës për Transferimin e Teknologjisë në UBT.