Në UBT mbahet konferenca për siguri – folës kryesor eksperti i sigurisë kibernetike dhe strategjisë ushtarake, prof. Gabriel Siboni

20/04/2021

Eksperti i  njohur i çështjeve të sigurisë kibernetike, strategjisë ushtarake dhe teknologjisë, njëherit konsulent i lartë në Israel Defence Forces (IDF), profesori Gabriel Sibon, për herë të parë do të qëndroj në Kosovë, ku do të vizitoj UBT-në.

 

Ai ka zgjedhur UBT-në për t’i ndarë eksperiencat e tij, me ç’rast edhe do të mbajë një konferencë për studentët e UBT-së, më datë 21 prill 2021 dhe 22 prill 2021, duke filluar nga ora 14:00, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

 

Ligjërata do të jetë në interes të njohurive shtesë për të gjithë studentët dhe profesorët e UBT-së pasi që tema që ai do ta trajtojë do të ketë informacione të rëndësishme për çështje unike në fushën e sigurisë, politikave publike, sigurisë kombëtare, siguri kibernetike, si dhe shkenca politike.

 

Prof. Gabriel Siboni dikur ishte drejtor i programit të çështjeve ushtarake dhe strategjike, si dhe studiues i sigurisë kibernetike në Institute for National Security Studies (INSS).