
Në UBT fillon trajnimi IPMA
26/02/2024Departamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT ka filluar trajnimin për menaxhim të projekteve me IPMA me grupin e ri.
Me një fokus të qartë në aftësitë praktike të menaxhimit të projekteve dhe njohurive teorike, ky trajnim synon t’u siguroj një bazë të fortë pjesëmarrësve për t’u ngritur në profesionin e tyre.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga profesionistët më të mirë në fushën e menaxhimit të projekteve, duke ju ndihmuar në kuptim të thellë të temave të menaxhimit të projekteve dhe në gjetjen e zgjidhjeve inovative për sfidat e zakonshme të tyre.