Në UBT fillon Programi Përgatitor i Maturës 2024

05/06/2024

Në UBT ka filluar Programi Përgatitor i Maturës 2024, ku mbi 10 mijë maturantë nga e gjithë Kosova do të mbajnë trajnime falas me liderët e fushave të caktuara.

Programi është më i madhi i këtij lloji, i cili synon që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të larta në testin e maturës.

Në këtë fazë përfitues të këtyre trajnimeve janë maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë, në qendrat e UBT-së në Prishtinë, Pejë, Prizren dhe Ferizaj.

Leading the Way

#jointheLEADER