Në Shtëpinë e Evropës u mbajt një diskutim i hapur për prioritetet, sukseset dhe sfidat e BE-së
30/06/2023Në Shtëpinë e Evropës u organizuan një diskutim i hapur në mes Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Sunjog, Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund dhe studentëve të UBT-së, për prioritetet, sukseset dhe sfidat e BE-së.
Në këtë ngjarje u shpalosën dhe u shkëmbyen pikëpamje të ndryshme në mes studentëve, Ambasadorëve të Rinj Evropianë, Ambasadorit të BE-së dhe atij të Suedisë.
Vendimi i fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën, Pakoja e BE-së për mbështetje të energjisë, solidariteti i BE-së në funksion të agresionit rus kundër Ukrainës, si dhe Dialogu Kosovë – Serbi ishin disa ndër temat e folura.