Në ANV-në e SHKI-së prezantohen projektet e pjesëmarrësve
22/07/2019Në kuadër të Akademisë Verore të SHKI-së janë prezantuar projekte në kursin “Mobile Application Development”, “Data Science”, “Full Stack JavaScript Web App”.
Studentët, të ndarë në 17 grupe, kanë prezantuar ide të ndryshme të cilat i kanë implementuar në Android.
Projektet e implementuara kanë të bëjnë me aplikacione mobile që shërbejnë për menaxhimin e pirjes së ujit në baza ditore, si dhe rikujtimet apo njoftimet në lidhje me të, kalkulimin e masës trupore, aplikacion për menaxhimin e muzikës në pajisjen mobile, aplikacione që shfaqin motin në kohe reale dhe tregojnë lokacionin e qytetit të zgjedhur, aplikacione për marrjen e shënimeve të shpejta dhe shumë të tjera.
Në po të njëjtën akademi ka përfunduar kursi në “Data Science”, ku studentët e ndarë në grupe punuese kane finalizuar projektin e tyre nën monitorimin e ligjëruesve, Nora Gjergji dhe Taulant Hoti.
Ata kane analizuar datasetet publike për të nxjerr informata të cilat ndihmojnë pastaj në marrjen e vendimeve për çështje të caktuara, teksa të dhënat janë vizualizuar duke shfrytëzuar softuerin Tableau.
Gjatë kursit “Full Stack JavaScript Web App”, studentët kanë punuar së bashku me ligjëruesit Meriton Reqica dhe Gentrit Halili në implementimin e një Web Aplikacioni, duke perdorur librarinë React të JavaScritp-it.
Pastaj, grupet punuese kanë vazhduar në avancimin e aplikacionit, duke shtuar disa funksionalitete, siç janë ruajtja e IP-së së autorit, filtration by sort dhe pagination, kurse në fund, finalizimi i punës së studentëve është bërë duke mbrojtur projektet me sukses.