Konferenca Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo

Në praninë e dhjetëra pjesëmarrësve, i zhvilloi punimet konferenca “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo”

20/11/2019

Në UBT i zhvilloi punimet konferenca njëditore “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo”, me ç’rast përgjatë gjithë ditës, folës të shumtë vendorë e ndërkombëtarë u fokusuan në trajtimin e faktorëve të ndryshëm, që ndikojnë në krijimin e ekosistemeve të vogla dhe efektive, që synojnë krijimin dhe shpërndarjen e vlerave, duke u fokusuar më së shumti në rolin e arsimit.

 

Në hapje të konferencës, rektori i UBT-së, prof.. dr. Edmond Hajrizi tha se Kosova ka shënuar progres dhe zhvillim të vogël, por që nuk është mjaftueshëm për të arritur deri tek zhvillimi i qëndrueshëm.

“Duhet bërë një hap i ri për të diskutuar në nivel botëror, duke i dhënë shtysë ndërtimit të një ekosistemi që bazohet në faktorë socio-ekonomikë, teknologjikë, të mjedisit dhe faktorët legalë, në mënyrë që të krijojmë hartën strategjike të krijimit të ekosistemeve inovative”, theksoi Hajrizi.

 

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall u shpreh se bota po ndryshon sa i përket ekosistemit, meqë sipas saj, për të ndërtuar një ekosistem inovativ, tani duhet përfshirje e të gjitha palëve të interesit, përfshirë qeverinë, akademinë, organizatat joqeveritare, bizneset dhe qytetarët.

“Bota po ndryshon dhe ne nuk mund t’i injorojmë këto ndryshime, prandaj ekosistemet më të qëndrueshme nuk janë më vetëm ato inteligjente, por ato që arrijnë të përshtaten me ndryshimet”, u shpreh ajo.

 

Kryeministri në shkuarje i Kosovës, Ramush Haradinaj potencoi se Kosova momentalisht gjendet para dy sfidave të mëdha, urgjenca e rritjes së zhvillimit ekonomik dhe kujdesi ndaj të gjitha vlerave e ambientit ku ndodhet kjo ekonomi.

“Kosova gjendet pranë një emergjence të zhvillimit ekonomik, e në këtë rrugëtim shpeshherë duhet të bëhen kompromise të dhimbshme, por në këtë rrugëtim Kosova nuk është vetëm, pasi partnerët si Ambasada e Finlandës po përkrahin ekosistemet inovative në zhvillim”, tha Haradinaj.

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të ekosistemeve inovative, fokusin e vendosi tek sistemi i edukimit, prandaj u shpreh se në sistemin arsimor të Kosovës nevojitet digjitalizim dhe revolucion i thellë në praktikat e të mësuarit.

“Kosova dhe sistemi ynë arsimor ka nevojë për zhvillim të shkathtësive të cilat nuk i posedojmë ende, prandaj duhet ndryshuar qasjen tonë rreth edukimit, e për këtë kemi nevojë për revolucion në sistemin arsimor, pasi tek të rinjtë gjendet talenti, dija, e ardhmja e vendeve të punës dhe e ardhmja jonë”, konstatoi Kurti.

 

Konferenca i vijoi punimet në tri sesione të, ku në përbërje të secili panel ishin anëtarë të akademisë, të qeverisë, ekspertë ndërkombëtarë dhe pjesëtarë të OJQ-ve vendore.

 

Në sesionin e parë u trajtua tema “Kosovo as  a small ecosystem and what does it mean?”, ku u trajtuan tema si Edukimi dhe dizajnimi i ekosistemit, mjedisi ekonomik, kampuset si ekosisteme t ndërmarr9sisë, etj, në lidhje me të cilat, pikëpamjet e tyre i ndanë rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në shkuarje, Valdrin Lluka, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ligjërruesja në UBT, Merita Gjyshinca – Peja dhe ligjëruesi në UBT, Bejtush Ademi.

 

Sesioni i dytë mblodhi në panel palë të interesit, të cilët diskutuan rreth temës kyçe “Digitalization, Innovation and Education as driving forces for a small ecosystem”, me ç’rast përvojat dhe praktikat e tyre i ndanë ambasadorja e Kosovës, Pia Stjernwall, politikani dhe aktivisti nga Finlanda, Ilkka Taipale, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha ekzekutive e STIKK, Vjollca Cavolli dhe ligjëruesi në UBT, Ermal Lubishtani.

Panelistët u fokusuan në trajtimin e temave të rëndësishme, si inovacioni dhe drejtësia sociale, edukimi dhe inovacioni, digjitalizimi dhe ekosistemet ndërmarrëse.

 

Paneli i fundit i kësaj konference mblodhi ekpsrtë vendorë e ndërkombëtarë, për të trajtuar temën “Fostering Innovation in achieving the SDGs – Circular Economy and beyond”, ku u shtruan çështje si edukimi dhe inovacioni, inovacioni dhe financat alternative, KIVO dhe ekonomia qarkore, prodhimi qarkor dhe proceset e dizajnimit të qëndrueshëm,  dhe mbështetja e nismave inovative.

Këto tematika u trajtuan nga përfaqësuesi i UNICEF-it, Murat Sahin, përfaqësuesi i UNDP-së, Robert Pasciko, përfaqësuesi i biznesit “KIVO”, Visar Ramajli, përfaqësuesi i biznesit “DYVO” Nikki Murseli dhe përfaqësuesi i “EBRO”, Neil Tailor.

 

Përgjatë gjithë paneleve, pjesëmarrësit e shfrytëzuan mundësinë për të bërë pyetje dhe për të marrë informacione mbi të gjitha tematikat për të cilat shfaqën interesim, të lidhura me tematikën e konferencës dhe me hapat që duhet bërë Kosova për t’u përshtatur me ndryshimet globale dhe për të ndërtuar ekosisteme funksionale dhe inovative.

Edmond Hajrizi - Konferenca - Towards small – scale innovation ecosystem in KosovoPanelistet ne Konferencen “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo” -Pia Stjernvall, Albin KurtiKonferenca “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo” - Ramush HaradinajKonferenca “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo” - Albin Kurti Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo

Panelistet ne Konferencen “Towards small – scale innovation ecosystem in Kosovo” - Albin Kurti