Në Muzeun Kombëtar të Kosovës, është shfaqur ekspozita “Resilience” e profesoreshës së UBT-së, Ariana Gjoni

27/12/2022

Profesoresha e Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Ariana Gjoni, ka shfaqur ekspozitën e saj të titulluar “Resilience” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës ka promovuar veshjet e realizuara me pëlhura natyrale të quajtura “zhgun” dhe “shojë”, me teknikën e modelimit – draping, dhe teknikën e realizimit zero mbetje.

Në këtë ekspozitë mori pjesë rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili e përgëzoi profesoreshën Ariana Gjoni për punën dhe angazhimin e saj për të sjellë në tregun e dizajnit ekspozita të tilla, që ndihmojnë edhe studentët në zhvillimin e njohurive rreth kësaj fushe.

Ekspozita “Resilience”, që nënkupton qëndrueshmërinë, kishte të bënte rreth veshjeve të realizuara nga profesoresha Gjoni, duke përdorur pëlhurat e prodhuara 40-45 vjet më parë me teknika tradicionale, dhe si qëllim kryesor ka pasur vlerësimin e aspektit estetik të pëlhurave të vjetra të leshta të prodhuara me teknika artizanale duke realizuar veshje moderne.

Fotografi: Koha.net