Në korrik organizohet Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së
09/11/2019Për të nëntin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 1-24 korrik 2020.
Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 20 fusha të ndryshme, në të cilat do të ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë në të gjitha sferat e profesionet.
Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:
Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
Shkenca Politike;
Energji Efiçiente;
Sisteme të Informacionit;
Juridik;
Media dhe Komunikim;
Menaxhim i Mekatronikës;
Arkitekturë;
Ndërtimtari;
Financa, Banka e Sigurime;
Shkenca të Ushqimit;
Dizajn i Integruar;
Infermieri;
Siguri Kibernetike;
Turizëm i qëndrueshëm;
Psikologji;
Mjekësi e Përgjithshme;
Stomatologji;
Farmaci;
Edukim;
Diaspora dhe roli i saj.
Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: sa@ubt-uni.net, ose në linkun: http://sa.ubt-uni.net/ .