Në korrik nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së (Video)

29/05/2018

Për të shtatin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 4-25 korrik 2018.

Për ta pasuruar dhe për ta bërë edhe më madhështore këtë akademi, të ftuar do të jenë profesorë, ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike, ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore, gara sportive dhe aktivitete të tjera.

Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 20 fusha të ndryshme, në të cilat do të ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë.

Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:

Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;

Shkenca Politike;

Energji Efiçiente;

Sisteme të Informacionit;

Juridik;

Media dhe Komunikim;

Menaxhim i Mekatronikës;

Arkitekturë;

Ndërtimtari;

Financa, Banka e Sigurime;

Shkenca të Ushqimit;

Dizajn i Integruar;

Infermieri;

Siguri Kibernetike;

Turizëm i qëndrueshëm;

Psikologji;

Mjekësi e Përgjithshme;

Stomatologji;

Farmaci;

Edukim;

Diaspora dhe roli i saj.

 

Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura ndërkombëtarisht.

 

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: sa@ubt-uni.net