Në korrik nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së
13/06/2019Për të tetin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 1-24 korrik 2019.
Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 20 fusha të ndryshme, në të cilat do të ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë në të gjitha sferat e profesionet.
Në fokus të akademisë së sivjetme do të jenë zhvillimet e fundit shkencore në secilën fushë, digjitalizimi, interdiciplinariteti dhe shumëçka tjetër, për të cilat do të organizohen ligjërata tematike, punëtori dhe vizita.
Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:
Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;
Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
Shkenca Politike;
Energji Efiçiente;
Sisteme të Informacionit;
Juridik;
Media dhe Komunikim;
Menaxhim i Mekatronikës;
Arkitekturë;
Ndërtimtari;
Financa, Banka e Sigurime;
Shkenca të Ushqimit;
Dizajn i Integruar;
Infermieri;
Siguri Kibernetike;
Turizëm i qëndrueshëm;
Psikologji;
Mjekësi e Përgjithshme;
Stomatologji;
Farmaci;
Edukim;
Diaspora dhe roli i saj.
Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: sa@ubt-uni.net, ose në linkun: http://sa.ubt-uni.net/ .