Në kolegjin Dukagjini- UBT u mbajt konferenca shkencore, “Arritjet, sfidat dhe perspektiva e shëndetësisë në Komunën e Pejës”

17/06/2019

Kolegji Dukagjini – UBT, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Peja”, kanë mbajtur konferencën shkencore, “Arritjet, sfidat dhe perspektiva e shëndetësisë në Komunën e Pejës”, me panelistët, Ramadan Daci, Skender Dreshaj, Xhevat Kurhasani, drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Skender Petrit Loci, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Englber Zefaj, si dhe përfaqësues nga zyra e kryetarit të komunës.

 

Në këtë konferencë morën pjesë mjekë dhe infermierë të Pejës, studentë dhe stafi akademik i UBT-së dhe Kolegjit Dukagjini.

Në kuadër të konferencës u prezantuan punime të shumta shkencore me tema aktuale të shëndetësisë, ku autorët prezantuan të gjeturat dhe rezultat e kësaj fushe, të arriturat, sfidat, etj.

 

Gjithashtu, konferenca shërbeu edhe si mundësi që të pranishmit të diskutojnë dhe të trajtojnë çështje të ndryshme në shëndetësinë e komunës së Pejës, teksa thanë edhe konkluzione se si të ndryshohet gjendja aktuale e sektorit të shëndetësisë në këtë qytet.