Në Kolegjin Arbëri – UBT u mbajt sesion informues për ndihmë juridike falas

19/06/2019

Kolegji Arbëri – UBT, në bashkëpunim me Zyrën e Avokatit të Popullit, Odën e Avokatëve të Kosovës, organizatën CLARD, si dhe Njësia për ndihmë juridike falas, në kuadër të projektit “Ndihma Juridike”, kanë mbajtur sesion informues për studentët e Juridikut, në Gjilan.

 

Ky projekt është përkrahur nga UNDP, teksa panelistë të këtij sesioni ishin zyrtarë të institucioneve përkatëse, të cilët i informuan studentët për kornizën ligjore të ndihmës juridike, rolin dhe punën e avokatëve në këtë drejtim.

 

Po ashtu, studentët u informuan lidhur me qasjen dhe shërbimet që ofrohen në zyrën rajonale për ndihmë juridike falas në Gjilan.

 

Pas diskutimit të panelistëve me studentët, ata ranë në përfundim se duhet promovim më i madh për ndihmën falas juridike në mënyrë që qytetarët të përfitojnë nga kjo mundësi.