Në “Global UBT FEST 2020” diskutohet për rolin historik të aksesorëve, artin e modelimit, parashikimin e trendeve dhe rëndësinë e fotografisë në dizajn

09/07/2020

Në ditën e dytë të akademisë së Programit të Dizajnit të Integruar u diskutua  për rolin historik të aksesorëve, artin e modelimit, parashikimin e trendeve dhe rëndësinë e fotografisë në dizajn.

 

Gjatë këtij cikli ligjëratash, ligjëroi profesorosha në UBT, Valbone Gashi, e cila trajtoi temën: “Roli historik i aksesorëve”. Duke folur për  rëndësinë e aksesorëve të enterierit dhe të modës si dhe për artistët më të njohur të aksesorëve, profesoresha Gashi potencoi se qëllimi i përgjithshëm i aksesorëve është të shtoni ngjyrën dhe stilin në veshje, dhe të krijoni një pamje të caktuar.

 

Ndërkaq, ligjëruesja në UBT, prof.Ariana Gjoni, për pjesëmarrësit e akademisë shtjelloi temën me titull: “Arti i pikimit”, në kuadër të së cilës shpjegoi se si mund të përdoret draping në modë, në enterier dhe në produkt.

 

Pas ligjëratës, secili prej studentëve mori detyrat e ndara nga profesoresha në kuadër të së cilës është organizuar gara për ta përzgjedhur dizajnin më të mirë.

Aktiviteti i Dizajnit në organizimet që UBT ka paraparë në “Global UBT FEST 2020”, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me ligjërata, punëtori dhe gara të ndryshme.