Në Fakultetin Shkenca Politike u mbajt ligjëratë tematike për sinjalizuesit në Kosovë

10/06/2020

Në kuadër të Fakultetit Shkencat Politike në UBT, Ambasada e ShBA-së në partneritet me organizatën jo-qeveritare “Qendra për Studime të Avancuara FIT”, mbajtën ligjërata tematike me temë: “Sinjalizuesit – zëri i shoqërisë sonë”, përkatësisht “Legjislacioni i ri për sinjalizuesit në Kosovë: si do të ndihmojë ky ligj Kosovën drejt një shoqërie pa korrupsion”.

 

Ligjërata është mbajtur online, teksa studentët u informuan gjerësisht lidhur me sinjalizuesit dhe ligjet në këtë aspekt.

 

Kjo ligjërata u mbajt me qëllim që studentët të përfitojnë njohuri në këtë fushe, ndërkohë pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.