NE dhe robotat e UBT-së
01/07/2011Prishtinë 01. 07. 2011- Televizioni i vetëm publik në vend RTK, së shpejti fillon transmetimin e një program të ri për fëmijë “NE”.
Stafi menaxhues dhe disa fëmijë pjesëmarrës të emisionit në fjalë vizituan Laboratorin e Mekatronikës në UBT, por fëmijët u interesuan më shumë të dinë për robotat që ka ky institucion, ky vend e ky rajon.
Gjatë xhirimeve u zhvilluan pamje dhe pyetje të pandërprera dhe për më shumë detaj rreth robotave përcille emisionin “NE” në RTK.
Me këtë rast UBT shpërndau edhe disa dhuratë fëmijë të cilët ishin të pranishëm gjatë xhirimeve dhe i përgëzoi për fillimin e emisionit më të ri “NE”.