Në ANV-në e Turizmit të Qëndrueshëm diskutohet për zhvillimin e turizmit kombëtar

19/07/2018

Turizmi i Qëndrueshëm ka vijuar me ciklin e ligjëratave të rregullta në kuadër të ANV-së.
Me një ligjërim përmbajtjesor, profesoresha në UBT, Emine Daci tregoi për gjendjen aktuale të turizmit kombëtar, duke e krahasuar me turizmin e vendeve të zhvilluara.

Duke e përmendur rolin e zhvillimit teknologjik në fushën e turizmit, përmendi aktorët kryesorë që ndikojnë në nivel lokal dhe qendror në Kosovë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së tregtisë dhe Industrisë, Hysen Sogojeva, në ligjëratën e tij mbi turizmin tregoi mbi mungesën e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm turistik në shkallë kombëtare.

Në pjesën e dytë, eksperti i turizmit, Halil Bajrami, ligjëroi mbi burimet turistike, të cilat janë në shërbim të qëndrueshëm në turizmit në Kosovë.

ANV-ja e Turizmit do të vijojë punimet edhe sot, me fillim nga ora 09:30.