Në ANV-në e SI-të mësohet për programimin e bazës së të dhënave
24/07/2018Në kuadër të Akademisë së Sistemeve të Informacionit ka ligjëruar profesori në UBT, Fisnik Prekzi.
Për pjesëmarrësit ai trajtoi temën “Programimi i bazës së të dhënave”, që bëhet përmes programit Excel.
Ndër tjerash, ai tregoi për rëndësinë e të pasurit memorie RAM, me qëllim të ruajtjes së të dhënave të programit dhe kombinimin e mëtejshëm të fajleve.
Pjesa e fundit e ligjëratës u përmbyll me shembuj konkretë në program, në mënyrë që të krijohet më lehtë ideja se si duhet të punohet në programin Excel dhe se si mundemi të përcaktojmë të dhëna dhe t’i paraqesim statistikisht ato.