Në ANV-në e Shkencave të Ushqimit ligjëron akademik Ilirjan Malollari

23/07/2018

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave të Ushqimit krahas vizitave të shumta në kompani të ndryshme, njëherësh po vijon punimet me ligjërata tematike nga ekspertë të fushës.

Me këtë rast, akademiku i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe ligjëruesi në universitetet e Greqisë dhe Italisë, Ilirjan Malollari, ka mbajtur ligjëratë me temë: “Inxhinieria në proceset ushqimore”.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më shumë me shkencën e inxhinierisë ushqimore, proceset në inxhinieri dhe teknologji të ushqimit dhe aspekte të rëndësishme të procesimit.

Akademik Malollari dhe profesori Sami Makolli bashkërisht treguan për mashtrimet që po ndodhin aktualisht me ushqime, të cilët theksuan rëndësinë etike të inxhinierëve e teknologëve të ushqimit.

Në fund studentët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje rreth ligjëratës së trajtuar.