Në ANV-në e Qendrës Këshilluese ligjërohet për rëndësinë e socializimit dhe reziliencën e të rinjve

21/07/2018

Qendra Këshilluese për Studentë në UBT, në bashkëpunim edhe me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë “PEN”, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore realizuan punëtori dhe aktivitete të shumta me qëllim të zhvillimit të shkathtësive të komunikimit efektiv, shkathtësitë e buta, socializimit punës në grup, menaxhimit të konflikteve, zhvillimin e mendimit kritik dhe analitik, si dhe shkathtësive vendimmarrëse.

Po ashtu, pjesëmarrësit e ANV-së përfituan mundësinë e përfshirjes në projekte të ndryshme dhe të bëhen pjesë e të rinjve, të cilët me realizimin e aktiviteteve mund të evokojnë për riedukimin dhe integrim, për parandalimin e dhunës, promovimin e barazisë gjinore, përkrahjen e grupeve të margjinizuara.

Në kuadër të kësaj punëtorie Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë “PEN”, po ashtu prezantoi projektet dhe programet e ndryshme të cilat kanë për qëllim të fuqizimin e të rinjve në sfera të ndryshme jetësore si dhe ngritjen e shkathtësive të tyre për të bërë ndryshimin pozitive në shoqëri.