Në ANV-në e Ndërtimtarisë ligjërohet për sigurinë në punë në këtë sektor

20/07/2018

Akademia Ndërkombëtare Verore e Inxhinierisë së Ndërtimit ka vijuar me ciklin e ligjëratave të rregullta, teksa sot ka ligjëruar dekani i këtij fakulteti në UBT, dr. Muhmet Ahmeti.

Ai ka trajtuar temën: “Vlerësimi i mbrojtjes, sigurisë dhe shëndeti në punë në sektorin e ndërtimit”, i cili tha se si rezultat i nivelit të ulët të sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë në sektorin e ndërtimit, si pasojë, humbin jetën punëtorët dhe shumë të tjerë mbesin të lënduar.

Në ANV-në e Ndërtimtarisë sot janë trajtuar edhe temat: “Sistemi i trajnimit në KEK për sigurinë e punës dhe aplikimin në fushën e Inxhinierisë Civile”, nga Safet Ymeri, “Betoni në masë”, nga Driton Kryeziu”, “Siguria në punë që ndërlidhet më Inxhinierinë Civile”, nga Elvida Pallaska, “Problemet me të cilat ballafaqohet industria e ndërtimit dhe ekspozimet e sistemit të ndërtimit”, nga Afrim Syla.

ANV-ja e Ndërtimtarisë do të vazhdojë aktivitetet e saj edhe gjatë ditës së premte, nga ora 10:00, teksa do të bëhet edhe përmbyllja e e akademisë me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.