Në ANV-në e Medias dhe Komunikimit pjesëmarrësit sfidojnë vetën në të bërit gazetari

20/07/2018

Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Medias dhe Komunikimit në mënyrë aktive po përcjellin gjitha ngjarjet që po zhvillohen në 24 shkollat e ANV-së, të cilët po shkruajnë lajme, realizojnë fotografi, bëjnë montazhin e videove, si dhe po realizojnë intervista të shumta me studentë dhe ligjërues vendorë e ndërkombëtarë.

Sipas tyre, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme sepse ky edicion i ANV-së po ju ndihmon atyre për të zhvilluar punën praktike në fushën e medias dhe komunikimit, konkretisht në sektorin për Media Sociale, Sektori për Multimedia, Sektori për Publikime të lajmeve etj.

Për të realizuar detyrat e tyre, ata po ndihmohen edhe nga Media Grupi i UBT-së, nga të cilët pjesëmarrësit po këshillohen profesionalisht rreth angazhimeve të tyre ditore në gjithë sektorët.

Lajmet dhe njoftimet për shtyp në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT, pjesëmarrësit po i zhvillojnë në bashkëpunim me Media Grupin e UBT-së, të cilat edhe publikohen në kanalet e institucionit apo mediat sociale, siç është Facebook-u, Instagrami, YouTube.

ANV-ja e Medias dhe Komunikimit në UBT, do të zgjasë deri më 20 korrik, si dhe këtë vit u organizua me një formë të veçantë të veprimtarisë, andaj edhe ka tërhequr numër të madh pjesëmarrësish edhe nga jashtë.