
Në ANV-në e Juridikut ligjërohet për legjislacionin dhe sistemin e BE-së
09/07/2019Ligjërues vendor dhe ndërkombëtarë do të ligjërojnë në edicionin e tetë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Juridik në UBT, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë njohuri për sfidat dhe perspektivat e legjislacionit evropian në fushën e privatësisë dhe pronës intelektuale.
ANV-ja e Juridikut filloi punimet me ligjëratën e profesorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Shqipëri, Ervin Karamuça, ku foli për Sistemin dhe Legjislacionin e BE-së.
Ai ka folur rreth funksionimit të BE-së, karakteristikat unike dhe kompetencat që ka vendim-marrje, teksa gjerësisht shpjegoi edhe sistemin me të cilin funksionin.
Në Akademinë e Juridikut ditët në vijim do të diskutohet rreth Kornizës Ligjore dhe Mekanizmave për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Sfidat ndaj së Drejtës së Autorit përmes Teknologjive të reja, etj.