Në ANV-në e Juridikut dhe SI-së ligjëron profesori austriak, Lothar Hoffman

19/07/2018

Në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Juridik dhe atë të SI-së, ka ligjëruar profesori nga Universiteti i Vjenës, Lothar Hoffman, i cili në pjesën e parë të ligjëratës ka vazhduar me temën “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në epokën digjitale”, teksa ligjëratën e pasuroi me ndarjen e përvojave të tij personale gjate viteve të punës në këtë aspekt.

Pjesa e dytë e ligjëratës u fokusua në temën më titull: “Çështjet e mbrojtjes së të dhënave si pasojë e Rregullores së re”, ku sqaroi zgjidhjet më të thjeshta, më fleksibile, më të thjeshta dhe më të sigurta në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave.
Hoffman përmendi edhe parimet e paanësisë, pavarësisë, efikasitetit, efektivitetit të procesit të duhur, drejtësisë, llogaridhënies dhe transparencës, si elemente që e pasurojnë fushën.

Nesër ANV-ja e Juridikut do të fillojë në ora 09:30, me profesorin dhe temën e njëjtë.