Në ANV-në e EFBS-së u ligjërua për sistemin bankar në Kosovë

19/07/2018

Në ANV-në e fushës Ekonomiks, Financa, Banka dhe Sigurime, ka ligjëruar drejtoresha e Bankës Ekonomike, njëherësh edhe ish-studente e UBT-së, Merita Gjyshinca – Peja.

Ajo u pjesëmarrësve të ANV-së për historinë e sistemit bankar në Kosovë, për zhvillimin e bankave ndër vite, praninë e tyre në Kosovë, për të vazhduar deri tek sfidat e bizneseve të sektorit të bankave dhe siguria kibernetike. Ndërkaq, ligjërata u fokusua edhe tek strategjitë dhe praktikat më të mira të menaxhimit.

ANV-ja e Ekonomikut do të vazhdojë edhe nesër me realizimin e disa vizitave studimore në banka të Kosovës, ndërkaq pas kthimit pjesëmarrësit do të certifikohen përmes një ceremonie.