Në ANV-në e Dizajnit të Integruar ligjërohet për projektimin e aksesorëve, mendimin kritik e filmin
10/07/2019“Design and Realization of Accessories” është tema të cilën e kanë trajtuar ligjërueset në UBT, Aferdita Statovci dhe Laura Ymeri, ku për pjesëmarrësit kanë shpalosur përvojat e tyre profesionale në projektimin dhe realizimin e aksesorëve.
Ndërkaq për Filmin, Arkitekturën dhe Mendimin Kritik, ka folur shkrimtari i njohur Roland Spahiu, ku studentët patën mundësinë që të përfitojnë njohuri të shumta artistike.
Dhjetëra pjesëmarrës po e ndjekin edhe këtë edicion të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Dizajnit të Integruar, ku këtë vit përveç ligjëratave tematike do të zhvillohen edhe aktivitete atraktive dhe artistike.