Në akademinë e Sistemeve të Informacionit ligjërohet për menaxhimin dhe sigurinë e informacionit

16/07/2019

Profesori në UBT, Blerton Abazi, ka ligjëruar për pjesëmarrësit e Akademisë Verore Ndërkombëtare të Fakultetit Sistemet e Informacionit.

 

Ai ka trajtuar temën: “Sistemet e menaxhimit të sigurisë së të dhënave dhe implementimi i tyre”, konkretisht foli për kërkesat e sistemit të menaxhimit të ISO/IEC 27001.

 

Në kuadër të kësaj ligjërate, profesori Abazi shpjegoi organizimin, politikën dhe objektivat e sigurisë së informacionit, si dhe vlerësimin e trajtimin e rrezikut dhe elemente tjera që lidhen me menaxhimin e informacionit.

 

Akademia ka vazhduar punimet me ligjëratën e profesorit, Edon Maliqi. Ai shtjelloi temën: “Geospatial Modelling and Analysis”, ku analizoi fenomenet dhe dukuritë që për referencë kanë hapësirën.

 

Gjatë kësaj ligjërate, studentët patën rastin që edhe praktikisht të aplikojnë softuerë të bazuar në GIS logjikën në funksion të modelimit dhe analizave gjeo-hapësinore.