Në Akademinë e Ndërtimtarisë mbahet forumi për përpasojat në infrastrukturë dhe ndërtimtari gjatë pandemisë

16/07/2020

Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, ka vazhduar punimet në Akademinë Verore, në kuadër të Global UBT Fest 2020, ku ka mbajtur forumin me temë: “Pasojat dhe masat në infrastrukturë dhe ndërtimtari gjatë pandemisë COVID-19”.

 

Fjalën hyrëse në këtë forum virtual e pati profesori në UBT, njeherësh edhe drejtor i drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit, në Prizren, Beni Kizolli.

 

Profesori Kizolli bëri një përshkrim tëhistoriatit të transporti urban, teksa prezantoi edhe statistika rreth transportit urban dhe përdorimit të tij para pandemisë Covid-19. Ai bëri të ditur se komunat e Kosovës janë pjesë e një projekti të drejtuar nga UBT, porjektit “Kosova Smart City”,  ku sipas tij, pritet të përfitojë komuniteti në përgjithësi.

 

Tutje, përfaqësuesi i kompanisë së ndërtimir “Vëllezërit e bashkuar”, Sefer Seferi dha rekomandimet dhe konkluzionet lidhur me temën e forumit.

 

Seferi njoftoi pjesëmarrësit e forumit që në këtë kohë pandemie ka pasur vështirësitë dhe mungesë të ardhjes së shumëtrenerve ndërkombëtarë, të cilët kishin pamundësi të vijnë në Kosovë për certifikimin e produkteve dhe kjo ka ndaluar vazhdimin e proceseve normale.

 

Ndërkaq, në këtë forum gjerësisht foli edhe përfaqësuesi i kompanisë “Heinze Groupp”, Prodhues i sistemit Cobiax, Fitim Hoti.

 

Në fund, prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Visar Krelani – prezantoi studimin me temë: “Krahasim mbi lëvizjen e importit të materialeve bazë të Ndërtimit të Kosovës me Rajonin gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2019 dhe vitit 2020”.

 

Në këtë studim preliminar i paraqiten lëvizjet e materialeve ndërtimore gjatë periudhës 6 mujore të vitit 2019, si dhe të vitit 2020. Këtu u prezantuan edhe disa karakteristika dhe statistika duke u bazuart në të dhënat e doganës. Në këtë studim, gjithashtu është vërejtur se të dhënat tregojnë për një ndryshim në importet nga viti i kaluar në këtë vit, por megjithatë duhet të përcjellet situata dhe të priten rezultatet e 6 mujorit të dytë.

 

Në këtë forum virtual morën pjesë edhe studentë të shumtë, të rinjë, ekspertë nga akdemia dhe industria, të cilët zhvilluan diskutim interaktiv.