Ndërmarrësi i njohur shqiptar, Samir Mane qëndroi për vizitë në UBT – vlerësohet me mirënjohje për kontributin në ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik

16/02/2024

Në UBT qëndroi për vizitë ndërmarrësi shqiptar, Samir Mane, i cili zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e drejtimeve të ndryshme.

Mane foli rreth ndërmarrësisë, zhvillimit ekonomik dhe përgjegjësisë sociale.

“Ndihem sot i nderuar për çmimin e Mirënjohjes që më akorduan. Për mua, sa është kënaqësi, aq është edhe detyrim që të ndaj eksperiencën time si sipërmarrës me studentët. Më vjen mirë që studentët e sotëm kanë interes për biznesin dhe inovacionin. Ashtu sikurse i thashë edhe studentëve dhe stafit akademik të UBT, unë do jem përherë i gatshëm për të ndihmuar të rinjtë që të arrijnë më shumë”, u shpreh Mane.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, falënderoi për vizitën Presidentin Mane, për të cilin në emër të UBT-së ndau një mirënjohje për kontributin e tij në ndërmarrësi dhe zhvillim ekonomik.

Rektori Hajrizi tha se Mane është një sipërmarrës i suksesshëm dhe vlerësoi lartë kontributin e tij për zbutjen e varfërisë.

“Është një ndër sipërmarrësit më të shquar shqiptar, duke cekur se ka laramani të gjitha llojeve te ndërmarrësisë dhe kemi ndjekur gjithë rrugëtimin e tij drejt këtyre  fushave si ndërmarrësi, zhvillim ekonomik dhe përgjegjësi sociale”, tha Rektori Hajrizi.